Telegrafi

Drejtori i Romës udhëton drejt Londrës, tentohet të bindet Tammy Abraham

Tammy Abraham nuk është i lumtur te Chelsea dhe ka kërkuar largimin nga londinezët.

Roma mbetet skuadra më e interesuar për sulmuesin anglez dhe tanimë ka gjetur një marrëveshje me Chelsean.

Giallorosët janë pajtuar të paguajnë 40 milionë euro te Chelsea për ta transferuar sulmuesin anglez.

Por ende mungon marrëveshja mes Romës dhe Tammy Abraham.

Për këtë ka qenë drejtori sportiv i Romës, Tiago Pinto që ka udhëtuar drejt Romës për tu takuar me lojtarin.

Pinto dëshiron ta bind Abrahamin për tu bashkuar me kryeqytetasit të cilët e shohin si sulmuesin kryesorë.

Por nëse nuk bindet dot Abraham, atëherë Roma do të tentojë afrimin e Alexandre Lacazette nga Arsenal. /Telegrafi/