Site icon Telegrafi

Drejtori i Romës, Petrachi: Zaniolo nuk është në shitje

Drejtori i Romës, Petrachi thotë se Zaniolo nuk do të largohet nga klubi tani për tani.

Drejtori i Romës, Gianluca Petrachi ka thënë se Nicolo Zaniolo nuk do të largohet nga klubi.

Mesfushori është një ndër objektivat kryesore të shumë klubeve evropiane duke përfshirë edhe Tottenham Hotspur.

Nicolo Zaniolo (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

“Unë duhet të punoj për të mirën e Zaniolos dhe puna ime nuk është vetëm blerja dhe shitja e lojtarëve, pasi kam kontakt të drejtpërdrejtë me skuadrën. Unë i shoh ata çdo ditë dhe i konsideroj si shokë”, shtoi ndër tjerash drejtori.

“Unë e kuptoj interesimin e klubeve të tjera për Zaniolon, por kurrë nuk e kam vënë atë në afatin kalimtar të transferimeve. Nuk është gjithçka në dorën time, sepse askush nuk mendonte se Juventusi do ta largonte Zinedine Zidanen, por megjithatë ndodhi. Ajo që dua të them është se Zaniolo nuk do të largohet nga klubi këtë sezon”, përfundoi 50-vjeçari.

Ndryshe, italiani raportohet se do të nënshkruante një marrëveshje katërvjeçare me një pagë vjetore prej 2.8 milionë eurove te Spursat. /Telegrafi/

Exit mobile version