Drejtori i Romës, Walter Sabatini, ka pyetur Francesco Tottin për pensionimin e tij.
Kapiteni do të bëhet 40 vjeç në shtator dhe kontrata e tij skadon në qershor, teksa klubi nuk duket i bindur për t’ia vazhduar kontratën.
“Unë i kam thënë pesë vite më parë, se drita e suksesit është ende këtu, nuk është larguar”.
“Çështja rrreth Tottit është e thjesht. A do të dëshirojë të pensionohet në maje apo kur ai nuk do të mund të luajë më?”.
“Ai mendon se mund të luajë ende dhe ky është entuziazëm prej adoleshenti”, u shpreh Sabatini. /Telegrafi/