Telegrafi

Drejtori i ri sportiv i Juventusit: Mund të mos bëjmë asnjë transferim këtë verë

Drejtori sportiv i Juventusit, Federico Cherubini, ka thënë se ‘Zonja e Vjetër’ mund të mos nënshkruajë me asnjë lojtar të ri këtë verë.

Tashmë ka ndodhur disa ndryshime në Continassa këtë verë, ku presidentin Andrea Agnelli prezantoi menaxhmentin e ri të Zonjën e Vjetër në një konferencë shtypi.

Maurizio Arrivabene është emëruar CEO i ri i klubit dhe Federico Cherubini ka zëvendësuar Fabio Paratici si drejtor sportiv.

Drejtori i ri sportiv e ka pranuar se klubi nuk do të jenë shumë aktivë në tregun e transferimeve.

“Ne vijmë nga disa sezone ku kemi bërë investime të rëndësishme dhe të synuara, dhe kjo na vendos në një pozicion të mirë për nisur sezonin e ri me një ekip konkurrues”.

“Ne mund të mos kryejmë as një transferim, sepse besojmë se kemi një ekip konkurrues dhe ideja jonë është trajneri ynë”.

“Sigurisht, në një logjikë të ndarjes së strategjive dhe objektivave, ne e dimë që diçka mund të përmirësohet, por nuk do të thotë që kjo do të ndodhë”.

“Ne kemi një plan për forcimin progresiv të ekipit gjatë viteve dhe mbi të gjitha të presim për ato investime të bëra në vitet e fundit, veçanërisht në dy vitet e fundit me rinovimin e skuadrës”.

“Ne jemi të bindur se tashmë kemi hapësirë ​​të mjaftueshme për rritje me asetet teknike që kemi në dispozicion. Nuk do të jetë një treg në të cilin do të jemi shumë aktivë, por do të jemi vigjilentë dhe të gatshëm për të kapur mundësi me parametra teknikë dhe ekonomikë në përputhje me planin tonë”, deklaroi Cherubini. /Telegrafi/