Site icon Telegrafi

Drejtori i ri ekzekutiv i Pininfarina, është i sigurt për suksesin e ardhshëm të firmës

Pininfarina është një “kompani e cila po rritet” dhe “po bëhet më e fuqishme”, sipas drejtorit të saj të ri ekzekutiv të sapoemëruar.

Paolo Dellacha është promovuar nga roli i tij aktual si shef i produktit dhe zyrtar i inxhinierisë, dhe vije si pasardhës i Per Svantesson i cili po pensionohet.

Paolo më parë kishte mbajtur rrol udhëheqës edhe tek Ferrari dhe Maserati, ndërsa me Pininfarinas u bashkua në vitin 2018.

“Ne akoma jemi një kompani ‘start-up’, por ne po bëhemi më të fuqishëm”, deklaroi ai për Autocar.

“Ne kemi pasur shumë arritje. 2022-shi ka qenë një vit shumë i rëndësishëm. Më në fund e kemi sjellë Battisa-n në fazën e fundit të zhvillimit, dhe kemi prodhuar dhe zhvilluar veturën e parë e cila u dërgua tek klienti i parë në tetorin e vitit 2022”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.

Dellacha sa ishte në rrolin e tij të mëparshëm, ishte përgjegjës për zhvillimin e super-veturës me çmim 2.23 milionë euro (2 milionë funte) Battista.

Ai konfirmoi se tri njësi të Battista janë dërguar deri tani tek klientët e saj, 2 prej tyre në SHBA, dhe 1 në Evropë, por asnjë prej tyre në Mbretërinë e Bashkuar.

Kompania planifikon që të ndërtojë deri në 150 ekzemplarë të Battista, dhe mund t’i ndërtojë ato me një normë prej një njësie çdo dy javë.

Ato ndërtohen “me dorë” në Torino, dhe ka gjashtë faza të prodhimit që lejojnë gjashtë makina të jenë në ndërtim në çdo kohë.

Dellacha tha se kompania nuk diskutoi shifrat e shitjeve, duke përfshirë sa nga 150 ishin shitur, por të gjitha vendet aktuale dhe të afërta të ndërtimit ishin mbushur.

Kompania tani punëson 115 persona në dy fabrikat e saj, dy të tretat e këtij numri janë të punësuar në fabrikën në Torino në sektorin e dizajnit, inxhinierisë dhe prodhimit, dhe një e treta në zyrën në Mynih.

“Mynihu është strategjikisht një vend i mirë, pasi u jep qasje partnerëve që janë ekspert teknikë dhe talenteve të shumta”, deklaroi tutje Dellacha. /Telegrafi/

Exit mobile version