Drejtori Rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën, Hans Kluge, deklaroi sot se, sipas statistikave të OBSH-së, një person i infektuar me coronavirus vdes çdo 17 sekonda në Evropë.
Sipas Kluge, në 53 vende, që përbëjnë rajonin evropian të OBSH-së, janë regjistruar më shumë se 15.7 milionë raste të infeksionit me virus dhe gati 355 mijë kanë vdekur si rezultat i kësaj sëmundjeje.
Ai theksoi se katër milionë raste të reja të infeksionit ishin regjistruar në ato vende vetëm këtë muaj dhe se më shumë se 80 për qind e vendeve kishin parë një rritje të numrit të njerëzve të infektuar nga më shumë se 100 për 100 mijë banorë, transmeton Telegrafi.
Press briefing on #COVID19 in @WHO_Europe region:
✅If we all do our share lockdowns are avoidable.
✅Tech. & pharmaceuticals offer us a new horizon- a hope
✅We must ensure safe learning for our children and make sure they enjoy the festive season
👇https://t.co/UzroVYXzq4— Hans Kluge (@hans_kluge) November 19, 2020
“Rezultati është sisteme shëndetësore që janë në prag të kolapsit. Franca ka mbushur 95 për qind të kapacitetit të njësisë së kujdesit intensiv në vetëm 10 ditë, madje edhe në Zvicër këto reparte janë plot”, theksoi Kluge.
Sidoqoftë, sipas Kluge, masat e rrepta që u futën në shumicën e vendeve evropiane dhanë rezultate të mira, sepse tani numri javor i të infektuarve ka rënë nga më shumë se dy milionë në 1.8 milion.
Kluge vuri në dukje se lajmet në lidhje me efektivitetin e vaksinave të zbuluara rishtas gjithashtu japin shpresë në luftën kundër coronavirusit, por ai vuri në dukje se është akoma e nevojshme të respektohen të gjitha masat epidemiologjike. /Telegrafi/