Site icon Telegrafi

Drejtori rajonal i BB-së për Ballkanin perëndimor viziton Maqedoninë

Linda van Gelder, drejtoresha e re rajonale e Bankës botërore për vendet e Ballkanit perëndimor, në vizitë zyrtare tre ditore në Maqedoni.

Gjatë qëndrimit të saj në Maqedoni, ajo do të takojë zyrtarë të lartë të Qeverisë me qëllim që të njoftohet me prioritetet e Qeverisë së re dhe me sfidat e ndryshme me të cilat ballafaqohet vendi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bisedimet do të përqëndrohen në përkrahjen e tashme dhe planet për të ardhmen për shërbimet dhe analizat financiare që do ti jep Banka botërore gjatë dy viteve të ardhshme.

Van Gelder u emërua drejtoreshë e re rajonale për vendet e Ballkanit perëndimor më 1 korrik të këtij viti dhe do të jetë udhëheqëse e dialogut për poltikat financiare të gjashtë shteteve të Ballkanit perëndimor, duke i kushtuar rëndësi të veçantë reformave që kanë të bëjnë me përparimin e tyre drejt Bashkimit Evropian. Ajo zëvendëson Elen Goldstein, që ishte drejtor nga viti 2013.

Programi aktual i Bankës botërore përfshin një portofol aktiv që përbëhet nga shtatë projekte investimi, me vlerë prej 348,9 milionë euro dhe kryesisht ka të bëjë me infrastrukturën rrugore, me rëndësi të veçantë siguria në rrugë dhe rrezistenca ndaj ndryshimeve klimatike./Telegrafi/

Exit mobile version