Telegrafi

Drejtori i QKMF-së në Prishtinë: Është rritur numri i qytetarëve që duan të vaksinohen kundër COVID-19, sidomos me dozën e tretë

Foto: Arkiv

Ditëve të fundit nga Ministria e Shëndetësisë është njoftuar vazhdimisht për rritjen e rasteve të infektimit me COVID-19, në Kosovë. 

MSh gjithashtu ju ka bërë thirrje qytetarëve gjatë gjithë kohës për tu vaksinuar duke e parë vaksinën si të vetmen mënyrë për ta parandalimin e përhapjes së këtë sëmundje. E si duket kësaj thirrje ju kanë përgjigjur edhe qytetarët.

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Bujar Gashi ka thënë për Telegrafin se është shtuar fluksi i qytetarëve të cilët dëshirojnë të vaksinohen. Gashi tha që ka interesim të madh për tu vaksinuar me dozën përforcuese.

“Po është rritur numri i qytetareve për tu vaksinuar kundër COVID- 19, shumica e tyre janë me dozat e treta më pak të dyta e edhe më pak me dozat e para. Nga të gjitha moshat pa dallim,  nuk është bërë ndonjë hulumtim në lidhje me këtë”, tha ai.

Bujar Gashi- Drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë

E në kuadër të kësaj ai tha po ashtu se deri më tani kundër gripit sezonal,  janë vaksinuar mbi dhjetë mijë qytetarë.

“Po ka pasë mjaftueshëm, deri më sot janë vaksinuar me vaksinë kundër gripit sezonal 10,050 qytetare”, përfundoi Gashi.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 264 raste të reja me COVID-19, kurse vetëm gjatë kësaj jave janë konfirmuar 889 raste gjithsejtë. /Telegrafi/