Site icon Telegrafi

Drejtori i Qendrës Sociale në Shkup: Çdo ditë kemi nga 30-40 lëndë për shkurorëzim

Foto: TV21

Është shqetësues numri i lartë i kërkesave për divorc që arrijnë çdo ditë në Qendrën për Punë Sociale në Shkup, thotë drejtori Izeir Memedi në “10 Minuta” në TV21.

Ai tha se për t’i njoftuar qytetarët për të drejtat e tyre, kryesisht për dhunën në familje, pasi ka kërkesa të shumta që i drejtohen personalisht atij, do të organizojë ditë të hapura në qendrat rajonale në Shkup.

Tha se brenda ditës arrijnë më së paku 30-40 lëndë për divorc.

“Do të bëjmë ndryshime, që ndarja familjare apo dhuna familjare që janë në procese, ka kërkesa që unë si drejtor të ndikoj në ato procese, por unë nuk mundem të ndikoj edhe pse direkt nga ajo varet e ardhmja e një fëmije, familje. Për fat të keq, edhe unë si drejtor nuk e kisha ditur. Kisha menduar se Sociali është vetëm e drejta e personit, ndihma e tretë… Është diçka që shumë pak janë të informuar qytetarët dhe ajo është dhuna familjare, ndarja familjare, e drejta për pasurinë, kujdesi ndaj fëmijës… Për fat të keq, unë jam duke u habitur se nuk kemi një ardhmëri të shëndosh. Çdo ditë, nga 30-40 lëndë vijnë për ndarje. Foli vetëm për Shkupin”, tha Memedi./TV21/

 

Exit mobile version