Site icon Telegrafi

Drejtori punësoi 850 familjarë e miq

Kryetari i Romës, Gianni Alemanno, urdhëroi fillimin e hetimeve pas publikimit të lajmit se në kompaninë e trafikut urban punojnë vëllezër, motra, kushërinj dhe miq të ish drejtorit, Adalbert Bertucci.

Vendin e asistentes administrative në kompani e fitoi striptizerja atraktive Giulia Pellegrino, e cila me gjysmë orari punon edhe si udhëheqëse televizive në një TV lokale.

Në pyetjen se a ka përvoje për punën që momentalisht është duke e bërë, Pellegrino u përgjigj: “Nuk kam, por kam diplomë. Pse a duhet të jesh e kualifikuar për sekretareshë a?”.

Pellegrino është vetëm njëra prej 850 të punësuarve, të cilët u punësuan në kompaninë “ATAC” në dy vitet e fundit dhe punëtorët, përveç lidhjeve familjare nuk kanë kurrfarë kualifikimi për punë. Ish drejtori Bertucci mohoi këto informata duke thënë se janë të pasakta, shkruan Telegraph. /Telegrafi/

Exit mobile version