Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi se ka kontaktuar me një person që kishte rezultuar pozitiv për coronavirus.
Ai shtoi se ndihej mirë dhe nuk kishte simptoma të sëmundjes, por që do të vet-izolohet.
“Unë u identifikova si kontakti i dikujt që doli pozitiv për COVID-19. Unë jam mirë dhe nuk kam asnjë simptomë, por do të jem në vet-izolim në ditët në vijim dhe do të punoj nga shtëpia, në përputhje me protokollet e OBSH-së”, shkroi ai në llogarinë personale në Twitter.
Theksojmë 55-vjeçari në këtë post të lartë të shëndetësisë botërore ka ardhur në vitin 2017.
Ndryshe, etiopasi me profesion është biolog si dhe studiues i shëndetit publik gjersa studimet i ka kryer në Britani të Madhe. /Telegrafi/
I have been identified as a contact of someone who has tested positive for #COVID19. I am well and without symptoms but will self-quarantine over the coming days, in line with @WHO protocols, and work from home.
— Tedros Adhanom Ghebreyesus (@DrTedros) November 1, 2020