Site icon Telegrafi

Drejtori i Përgjithshëm i Interit, Marotta shtrohet në spital shkaku i COVID-19

Drejtori i Përgjithshëm i Interit, Beppe Marotta, thuhet se është në spital pas komplikimeve nga COVID-19.

Ish-drejtori i Sampdoria dhe Juventus kishte rezultar pozitiv në 25 shkurt.

Sipas gazetës Corriere della Sera, Marotta u dërgua në spitalin Humanitas në Rozzano disa ditë më parë.

Ai u këshillua nga shefi stafit mjekësor të Interit, Piero Volpi si masë paraprake. Raportohet se gjendja e Marotta është duke u përmirësuar.

Edhe Drejtori i Përgjithshëm i Monzas, Adriano Galliani është gjithashtu në spital pas diagnozës së tij me COVID-19 dhe disa ndërlikimeve. /Telegrafi/

Exit mobile version