Edukatorja kujdestare në një kopsht në Shkup dje ka derdhur kafe në fytyrën e një fëmije përderisa ndodhej viktima në krevat, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Fëmija ka marë plagë, gjegjësisht djegie të shkallës së parë në pjesën e syve.
Drejtori i kopshtit ku ka ndodhur rasti fatkeq, Joakim Dimullkov për Sitell deklaroi se i ka marrë të gjitha masat disciplinore dhe ka paralajmëruar se përgatitet shkarkimi i edukatores. Identiteti i edukatores ende nuk zbulohet.
Për shkak të lëndimeve të marra, prindëri dje e ka dërguar fëmijën për kontroll në Kirurgjinë e fëmijëve-Shkup.
Nk ndërkohë janë ndërmarrë masa për arsyet e këtij veprimi nëse ka ndodhur qëllimisht apo e kundërta, kurse Ministria për Punë dhe Politikë Sociale e shqyrton rastin në fjalë. /Telegrafi/