Site icon Telegrafi

Drejtori i OBSH-së në Evropë: Nesër vijnë vaksinat e para anti-COVID në Kosovë

Hans Kluge, drejtor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropë, ka bërë të ditur se nesër (e diel) do të vijnë vaksinat e para kundër Covid-19 në Kosovë.

Në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, Klug fillimisht ka publikuar fotografi të nijses së vaksinës për shtetin e Bosnje Hercegovinës.

Por, pastaj është pyetur nga një komentues se kur do të dërgohen vaksinat në Kosovë.

Përgjigja e tij ishte e shkurtë “Nesër”.

Lexo po ashtu Për një javë 70 vdekje dhe rreth 5 mijë raste të reja me coronavirus në Kosovë

Duhet theksuar se vendet e rajonit tashmë kanë nisur fushatën e vaksinimit kundër coronavirusit.

Vetëm Kosova ende nuk ka siguruar asnjë vaksinë kundër sëmundjes COVID-19.

Lexo po ashtu Presidentja e KE-së paralajmëron ardhjen e vaksinës anti-COVID në Kosovë

Më herët, autoritetet kanë thënë se në Kosovë gjatë marsit do të arrijë kontingjenti i parë me vaksina të kompanisë britanike, AstraZeneca.

Ky kontingjent është në kuadër të 100.800 dozave që Kosova do të marrë falas përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, njofton Telegrafi.

Exit mobile version