Telegrafi

Drejtori i OBSH për Evropën takim me ministren Manastirliu: Keni vepruar shpejt dhe me kurajo

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Hans Kluge po viziton Shqipërinë me ftesë të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Gjatë takimit bilateral ministrja Manastirliu i prezantoi drejtorit të OBSH përgatitjet dhe forcimin e kapaciteteve të Shqipërisë për përballimin e situatës si dhe përpjekjet e qeverisë shqiptare për të mbështetur ekipet mjekësore me bonusin special dhe rritjen 40% të pagave.

Kluge u shpreh i impresionuar nga përgatitja e shpejtë e Shqipërisë me planet strategjike për përballimin e epidemisë.

Ai vlerësoi rritjen e pagave 40% duke e konsideruar mbështetjen e mjekëve si shumë të rëndësishme, raporton TCH.

“Keni vepruar shumë shpejt dhe me kurajo dhe jeni ndër vendet e para që keni ndjekur një plan veprimi për përballimin e situatës”, tha Kluge.