Një drejtor i një shkolle në Afrikën e Jugut është pezulluar nga puna pas akuzave që i njëjti detyroi një djalë 11-vjeçar të kërkonte një telefon të zhdukur në një tualet.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ai dyshohet se e zbriti fëmijën me një litar në vrimën e përdorur për një tualet, duke i premtuar kështu atij 14 dollarë.
Gjyshja e 11-vjeçarit thotë se ky i fundit tani ka frikë të shkojë në shkollë pasi nxënësit e tjerë e kishin përqeshur më pas.
Organi arsimor lokal tha se e mësoi çështjen me “turp”.
Tualetet me gropa janë të zakonshme në Afrikën e Jugut, derisa u vlerësua vitin e kaluar që një e gjashta e të gjitha shkollave ende i përdorin ato, pavarësisht rreziqeve që përmbajnë ato.
Një zyrtar i lartë i arsimit për Kepin Lindor, Fundile Gade, tha se incidenti ishte “përtej turpit”, si dhe deklaroi do të vizitonte shtëpinë e nxënësit për t’i kërkuar falje personalisht. /Telegrafi/