Site icon Telegrafi

Drejtori nga Gjakova mori 5 vjet rrogë pa kontratë

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Gjakovë, Osman Gojani, ka marrë pagë të plotë dhe në mënyrë të rregullt, ani pse ka 5 vite që i ka skaduar kontrata.

Këtë gjë e ka bërë të ditur Auditori, i cili në raportin e fundit thotë se ky drejtor vazhdon ta marrë rrogën ani pse që nga dhjetori është pa kontratë, shkruan gazetametro.

“Drejtori i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës në Gjakovë vazhdon të punojë dhe paguhet nga MKRS edhe pse kontrata i ka skaduar që nga dhjetori 2013”, thuhet në raportin e Auditorit.

Ndërkaq, Auditori ka gjetur edhe disa parregullsi në raportin e fundit për vitin 2017. Ky institucion i ka dhënë dhjetëra rekomandime Ministrisë.

Ndërkohë, vetë Auditori bën të ditur se drejtorit Osman Gojani vetëm para 23 ditësh i ishte lëshuar aktemërimin.

Exit mobile version