Policia ka kontrolluar shtëpinë e drejtorit të neurologjisë në Shkup, Aleksandar Çaparovski, ku janë gjetur një shumë parashë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kontrolli vjen pas njoftimeve për ryshfet dhe pas marrjes në pyetje të Çaparovskit, bëjnë të ditur nga MPB-ja. Jozyrtarisht mësohet se në kabinetin e drejtorit në fjalë janë gjetur 30 mijë euro, kurse në shtëpi janë gjetur edhe 10 mijë euro tjera.
Në zyrën e tij janë gjetur 1000 euro të cilat kanë qenë të shenjuara, të cilat Çaparovski i ka kërkuar nga babai i një 14 vjeçari të sëmurë rëndë. Drejtori është në stacion policor dhe pritet që gjatë ditës të del para gjykatës./Telegrafi/