Site icon Telegrafi

Drejtori Murtezaj viziton drejtoritë rajonale të ATK-së

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj ka nisur sot vizitat në drejtoritë rajonale të ATK-së, ku fillimisht ka vizituar Drejtorin e Tatimpaguesve të Mëdhenj, drejtoritë rajonale Prishtina 2 dhe Prishtina 3.

Në këtë takim drejtori i ATK-së, foli për planet e këtij viti, për të cilat kërkoj angazhim të vazhdueshëm në arritjen e realizimit të tyre, njëkohësisht kërkoj ofrim të shërbimeve kualitative për tatimpaguesit.

Murtezaj tha se Administrata Tatimore e Kosovës, është e përkushtuar në trajtimin e barabartë të të gjithë tatimpaguesve, gjithashtu ai tha se ATK është e palëkundur në qëndrimet e saj në zbatimin e plotë të legjislacionit tatimor, në mënyrë që të krijoj kushte më të mira për zhvillimin e biznesit në Kosovë. Ndër të tjera, ai porositi drejtuesit e këtyre drejtorive, që të kenë parasysh se efikasiteti dhe angazhimi i pandërprerë, janë mënyrat e vetme të cilat kontribuojnë drejtpërdrejt në ndërtimin e shtetit dhe njëherit në ngritjen e mërqinjës për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Këto vizita po realizohen në kuadër të planifikimit të vizitave nëpër drejtorit rajonale të ATK-së, me qëllim të ngritjes së llogaridhënies dhe efikasitetit. /Telegrafi/

Exit mobile version