Site icon Telegrafi

Drejtori i Milanit, Gazidis takohet me UEFA-n në lidhje me Fair Play Financiar

Paolo Maldini, Leonardo dhe Ivan Gazidis (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Drejtori i Milanit, Ivan Gazidis thuhet se ka marrë pjesë në një seancë të UEFA-s të enjten për të diskutuar çështjen e klubit në lidhje me Fair Play Financiar.

Sipas mediumit italian Sky Sport Italia, Gazidis udhëtoi në Nyon me avokatët e klubit pasi Milani nuk arriti të plotësonte parametrat e FFP përsëri.

Rossonerët fillimisht u ndaluan nga konkurrenca evropiane për dy vjet, por fituan një apel të minutës së fundit për të konkurruar në Ligën e Evropës në sezonin 2018-19, ku u rrëzuan në fazën e grupeve.

Lexo po ashtu Milani dënohet me 12 milionë euro nga FFP dhe rrezikon përjashtim nga garat evropiane

Dënimi i tyre më i fundit ishte një gjobë prej 12 milionë eurosh, e kufizuar gjithashtu me një grup prej 21 lojtarësh në garat evropiane dhe përjashtimin nga turneu i UEFA-s për një vit, nëse librat e klubit nuk balancohen nga viti 2021.

Megjithatë, kjo është diçka që Milani mendon se nuk është e mundshme dhe kanë udhëtuar për të takuar me drejtuesit e UEFA-s për t’ju lejuar të luajnë në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm nëse ata nuk e ‘kapin’ Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version