Emri i tretë i publikuar në faqen e GrowthTank është Andrés Gimeno — Drejtor i Marketingut në Hyperice, një kompani lidere në fushën e rikuperimit dhe optimizimit të performancës.
Para se të bashkohej me Hyperice, Andrés mbajti pozita kyçe në Polar Electro Oy, dhe në Fondacionin Bankar “la Caixa”.
Gjatë pesë viteve të fundit, Andrés ka shërbyer gjithashtu si mentor në programin master në menaxhimin e marketingut digjital në “Universitat Pompeu Fabra.”
Në GrowthTank, Andrés Gimeno do të prezantoj temën “AI as a Force Multiplier: Scaling Beyond Borders with Small Teams”.
GrowthTank është konferenca më e madhe e Marketingut Digjital në rajon e cila më 8-9 Nëntor do të mbajë edicionin e katërt dhe do të sjellë folës nga kompanitë më prestigjioze botërore.
Për të gjithë të interesuarit, biletat mund t’i gjeni në Growth-Tank.com.