Site icon Telegrafi

Drejtori maqedonas dënon profesorët shqiptarë në një shkollë të Tetovës (Foto)

Në shkollën e mesme profesionale “Mosha Pijade” në Tetovë, dje drejtori Maqedonas, Aleksandër Baçevski ka dënuar gjithë mësimdhënësit shqiptarë në këtë shkollë për gjoja iventar të dëmtuar nga ana e nxënësve, ndërsa inspektorati shtetëror arsimor hesht sikurse të mos ketë ndodhur asgjë. Po ashtu vendimet janë shkruar vetëm në gjuhën maqedonase duke mos respektuar ligjin për gjuhën shqipe si dhe duke injoruar përbërjen shumicë të shqiptarëve në këtë shkollë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nëse vërehen mirë listat e publikuara nga ana e Baçevskit shihet qartë se aty nuk fguron asnjë mësimdhënës maqedonas.

Ndryshe, Baçevski erdhi si drejtor pas Sherif Abdurahmanit si rezultat i marëveshjes mes BDI-së dhe VMRO-së për konstituimin e këshillit komunal të Tetovës, ku Abdurahmani kaloi në postin e zv.drejtorit.

Nga ky dënim duket qartë që ndihmësit e Baçevskit janë vetëm numër dhe të pafuqishëm për t’i mbrojtur mësimdhënësit shqiptarë.

“Nëse Baçevski nuk e tërheq këtë vendim të pabazuar atëher mësimdhënësit do ta bojkotojnë mësimin deri në dorheqen e tij”, thotë një mësimdhënës në kushte anonimiteti për gazetën “Lajm”.

Dënimi i Baçevskit vjen dy ditë para zgjedhjeve në Tarcë, kështu që, sipas gazetës, kjo mund të shihet edhe si një nga format që VMRO po përdor për presion mbi shqiptarët që të mos votojnë sërish opozitën maqedonase./Telegrafi/

Exit mobile version