Drejtori ekzekutiv i kompanisë farmaceutike “Moderna”, Stephane Bancel, ka deklaruar se coronavirusi që ka stërmbushur spitalet me pacientë dhe ka ndalur ekonominë botërore, do të jetë këtu “përgjithmonë”.
Shumë zyrtarë shëndetësorë konsiderojnë se ekzistojnë gjasa të mëdha që COVID-19 do të jetë një sëmundje endemike, përkatësisht – do të jetë përgjithmonë e pranishme, por sigurisht se në nivele më të ulëta të infeksionit sesa që është sot, transmeton Telegrafi.
Drejtori i Moderna që prodhon vaksinën kundër coronavirusit, ka thënë se “SARS-CoV-2 nuk do të shkojë askund”.
“Do të jetojmë më këtë virus, mendoj përgjithmonë”, ka thënë Bancel gjatë një konference të organizuar në organizatën JPMorgan, shkruan CNBC.
Shkencëtarët vazhdimisht po përcjellin situatën sa i përket shfaqjes së variantit të ri të coronavirusit, me qëllim që mund të ketë prodhim sa më të madh të vaksinave.
Ndryshe Agjencia Evropiane për Barna, ka miratuar përdorimin e vaksinës kundër COVID-19 nga kompania Moderna.
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), ka rekomanduar përdorimin e vaksinës së Moderna tek personat që janë në moshën mbi 18 vjet.
Ajo është treguar mbi 94.1 për qind efekte dhe është bërë vaksina e dytë kundër COVID-19, që EMA e ka rekomanduar për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian. /Telegrafi/