Site icon Telegrafi

Drejtori kërkon falje për postimin, LDK: Shkolla në Deçan udhëhiqet nga “gomari” (Video)

Një postim në rrjetin social, Facebook, nga ana e Drejtorit të Shkollës së mesme të ulët “Lidhja e Prizrenit”, Betim Qorraj, ka ngjallur reagime.

Një foto e gomarëve, e përcjellë me përshkrimin “Sot? Në foto unë me disa jarana. E dinë ata kush janë dhe 350 me na dhanë Zoti na nuk ndërrojmë qashtu mbesim” ka ngjallur reagimin e LDK-së në këtë komunë.

“Drejtori është njeriu kryesor i arsimit në komunë, por edhe nëse ishte vetëm mësimdhënës është fyese ajo çfarë ka bërë. Mua më vjen turp për atë çka ka bërë drejtori”, thotë për RTV Dukagjinin Jeton Mushkolaj- kryetar i degës së LDK-së në Deçan.

Madje, për këtë LDK ka reaguar edhe më një komunikatë, duke e vlerësuar si mesazhin më të keq që mund të përçojë një drejtor shkolle.

Por, drejtori i shkollës që edhe e bëri postimin, thotë se ka bërë vetëm shaka, dhe kërkon falje nëse dikush është prekur nga ky postim.

“Ka qenë në Facebook-un tim. Është një temë që ka ndodhur mes shoqërisë sime të fëmijërisë. Ky mesazh që ma ka dërgua një shokë ka sjellë reagime. Unë kam vendos me fshi postimin, ndërsa nëse dikush nga prindërit ndihet i fyer unë prapë se prapë kërkojë falje”, thotë Betim Qorraj- drejtor i shkollës “Lidhja e Prizrenit”, përcjell Telegrafi.

Drejtori e Arsimit komunën e Deçanit postimin e drejtorit Qorraj e quan një gafë mes drejtorit dhe shoqërisë së tij.

“Duke pasur parasyshë se në kodin e mirësjelljes që ka stafi arsimor, ndalohet fyerja e nxënësve e as stafit arsimor. Në këtë rast nuk kemi as përdorim dhune as ndonjë fyerje, por drejtori ka bërë një shaka pa e menduar mirë se ky humor nuk do t’i dalë mirë atij”, thotë Qazim Maloku – drejtor i Drejtoratit të Arsimit në Komunën e Deçanit.

Shkolla e mesme e ulët Lidhja e Prizrenit në Deçan është shkolla më e madhe në këtë rajon./Telegrafi/

Exit mobile version