Site icon Telegrafi

Drejtori i Juventusit flet për Higuainin

Drejtori i Juventusit, Fabio Paritici, ka pranuar se ka gjasa të mëdha që Gonzalo Higuain të vijë në Torino.

Juve po konsiderohet favorit për firmën e lojtarit me 60 milionë euro gati për lojtarin.

“Ne kemi kërkuar Higuainin para se ai të shkojë te Napoli dhe kemi biseduar me Real Madridin, por nuk kemi arritur marrëveshje ekonomike”.

“Ne pa e pyetur Realin nuk folëm as me lojtarin”.

“Higuain është ende larg nesh. Unë shoh fjalë se Napoli do më shumë se një lojtar tonin, por unë garantoj për momentin se nuk ka oferta konkrete dhe andaj nuk ka as negociata për këtë”, deklaroi Paritici. /Telegrafi/

Exit mobile version