Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Komunën e Mitrovicës, Fahri Jashari, ka vizituar organizatën “Mundësia” dhe është mirëpritur nga drejtoresha e kësaj organizate, Hasime Tahiri Hasani.
Jashari është njoftuar me ecurinë e aktiviteteve që zhvillon organizata “Mundësia”, ku për fokus ka ruajtjen, mbrojtjen, promovimin e të drejtave, rritjen e rolit të gruas dhe projektet e shumta, shkruan Telegrafi.
“Drejtori Jashari shprehi gadishmërinë e plotë që të mbështesë projektet që janë në interes të qytetarëve me theks të veçantë për grupet e margjinalizuara”, thuhet në njoftim.
Gjatë këtij takimi janë trajtuar tema të ndryshme që lidhen me avancimin e bashkëpunimit ndërmjet DKRS-së dhe OJQ-së “Mundësia”. /Telegrafi/