Drejtori i Interit, Piero Ausilio, nuk ka mirëpritur kalendarin e ri të Serie A.
Nerazzurët do të duhet që të përballen me Juventusin dhe Romën në vigjilje të ndeshjeve në Europa League të cilat zhvillohen në data të afërta.
“Ne pajtohemi me shortin, sezonin e kaluar patën pjesë të parë të mirë të sezonit, kurse tash duhet të kemi pjesë të dytë më të mirë”.
“Ne kemi besim ndaj të gjitha skuadrave, por kalendari është i pazakont, sepse pas ndeshjeve në Europa League, kemi ndeshje të vështira”, deklaroi Ausilio. /Telegrafi/