Telegrafi

Drejtori i Lenovo’s dhuron bonusin e tij 3 milionësh për punëtorët

Dhe, siç dihet, shumica e këtyre parave shkojnë në vetura të shtrenjta apo gjëra tjera luksoze, dhe në shumicën e rasteve, ky rregull vlen për të gjithë, pa përjashtim.

Mirëpo, drejtori i kompanisë Lenovo – Yang Yuanqing, i cili ka fituar 3 milionë dollarë bonus për sukseset e tij në punë, ka vendosur që paratë e tij t’i shpenzojë më ndryshe.

Përveç se ka arritur të shesë më shumë kompjuterë edhe në kohë krize, dhe të gjenerojë më shumë fitime për kompaninë, Yuanqing gjithashtu ka vendosur që bonusin e tij prej 3 milionë dollarësh ta ofrojë për punëtorët e kompanisë, përkatësisht për punëtorët e nivelit të mesëm ose të ulët në Lenovo.

Shuma prej 3 milionë dollarëve është ndarë me nga 10 mijë dollarë për punëtorët e dalluar të kompanisë, dhe ky veprim edhe zyrtarisht e bën Yang Yuanqing njërin prej liderëve më të preferuar të kompanive të teknologjisë. / Telegrafi /