Telegrafi

Drejtori i Bundesbank, lë postin në fund të muajit

Bundesbank ka njoftuar se Thilo Sarazin do ta lëshojë postin në fund të muajit, shtatorë për shkak të deklaratave të tij.

Sarazin u akuzua për racizëm pasi tha se hebrenjtë “ndajnë një gjen të veçantë”.

Në librin e fundit të tij, ai po ashtu tha se ekonomia gjermane po dobësohet si pasojë e imigrantëve nga vendet myslimane, të cilët janë të pa arsimuar, shtohen shpejt dhe janë joproduktivë. /Telegrafi/