Telegrafi

Drejtori harxhon 98000 euro nëpër kafene

Policia e qytetit të Strugës ka ngritur kallëzim penal ndaj B. K (36), drejtor i ndërmarrjes publike ”Proaqua”, për harxhimin e 98000 Eu brenda tre vjetëve, para këto të ndërmarrjes, për kafene, transmeton Telegrafi.

Sipas padisë, i dyshuari ngarkohet për parregullësi në detyrën zyrtare. Gjatë kontrollit të shërbimeve juridike dhe të kontabilitetit të ”Proaqua”, policia ka gjetur të dhëna se nga xhirollogaria e filialave të ”Ujësjellësi” dhe ”Kolektorit”, gjatë vitit 2013 janë harxhuar rreth 37000 Eu, gjatë vitit 2014 janë harxhuar 36000 Eu, ndërkaq gjatë vitit 2015 janë harxhuar 24000 Eu, të gjitha këto të harxhuara nëpër kafene dhe restorane të Strugës.

Gjithashtu, policia ka gjetur edhe faktura nga këto restorane të cilat nuk i kanë patur vulat e duhura./Telegrafi/