Për momentin është CEO i kompanisë “Google”, ndërkaq biznesmeni indian-amerikan Sundar Pichai ka një pasuri prej rreth 600 milionë dollarëve.
Niveli i tij i të menduarit e ka mirëmbajtur epërsinë që Google e ka fituar përgjatë viteve ndaj konkurrentëve, transmeton Telegrafi.
Sipas Pichai, janë top pesë rregulla për sukses.
Gjithmonë mendoni çfarë është e ardhmja
Nga perspektiva e teknologjisë, nëse nuk mendoni për të ardhmen, ju shumë shpesh do të zëvendësoheni nga dikush që kanë qenë duke jetuar në të ardhmen për disa vite. Sundary thotë se gjithmonë është i përqendruar në të ardhmen dhe sigurohet të sjell produkte inovative për të ardhmen.
Fuqizoni njerëzit
Nëse nuk u jepni njerëzve përgjegjësi me përfitime atëherë ata nuk do ta bëjnë punën e tyre 100%. Fuqizimi i njerëzve është shumë i rëndësishëm jo vetëm për rritjen e individëve, por edhe për rritjen e kompanisë.
Idetë kanë shumë rëndësi
Nuk ka lidhje nga vjen, një ide revolucionare, një shpikje brilante mund ta ndryshojë lojën dhe mund të bëheni të suksesshëm brenda nate. Mendoni për ide, ato kanë shumë rëndësi! Të gjitha sukseset e internetit që janë sot, dikur kanë qenë vetëm ide.
Ndërmerrni rreziqe
Suksesi kërkon të ndërmerrni vendime të rrezikshme. Nëse nuk rrezikoni, ju ia eliminoni vetes shanset për t’u bërë të suksesshëm.
Ndiqni ëndrrat
Ëndërroni shumë sepse kjo nuk kushton asgjë. Sundar thotë se është shumë e rëndësishme t’i ndiqni ëndrrat dhe të bëni diçka çfarë ju emocionon. Nëse e ndiqni zemrën dhe bëni çfarë ju pëlqen, me shumë gjasë do ta bëni atë punë më mirë. /Telegrafi/