Site icon Telegrafi

Drejtori i Gjimnazit të Prilepit u flet nxënësve kundër Deklaratës shqiptare dhe gjuhës shqipe (Video)

Në rrjetet sociale sot është publikuar video ku dëgjohet biseda në mes një grupi të nxënësve dhe drejtorit të Gjimnazit në Prilep ‘Mirçe Acev’, Kire Nikolloski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai u flet nxënësve se do të ishte katasrofale nëse zbatohet Deklarata e partive shqiptare dhe nëse futet dygjuhësia në të gjithë territorin e shtetit.

Nikolloski për NOVA TV ka konfirmuar se është zëri i tij në video dhe se nxënësve u ka folur si drejtor i Gjimnazit dhe se ai personalisht e kundërshton Deklaratën shqiptare dhe rënimin e interesave të shtetasve maqedonas.

‘Unë si drejtor u them. Mos dhashtë Zoti të zbatohet ajo çka thuhet për dygjuhësinë në tërë territorin e shtetit. Personalisht në vitet kur kam qenë në vitet 1989, 1990 jam angazhuar në luftë për pavarësinë e Maqedonisë. Nëse ndodh të futet dygjuhësia, ndërrimi i himnit, flamurit, simbole shqiptare në kartmonedha…’, dëgjohen fjalët e drejtorit Nikollovski në video.

Në inçizim dëgjohet sesi nxënësit thonë se profesorët nuk guxojnë të protestojnë në vendin e punës, kurse njëra nga nxënësit i drejtohet drejtorit me këto fjalë:

‘Drejtor, është turp në institucionet arsimore ju të mbani fjalime politike’.

Drejtori Nikolloski ka deklaruar se nuk ndjehet përgjegjës për mbajtjen e fjalime të atilla para nxënësve. Ajo çfarë ka folur thotë drejtori se ‘nuk ka lidhje me politikën, por u ka treguar fëmijëve se nuk është mirë të rënohn interesat nacionale maqedonaese’. Ai ka pranuar se është zëri i tij në video-inçizimin, por ai shton se ka biseduar me ata nxënës të cilët nuk kanë shkuar në protesta me qëllimin pë t’i binduar që të shkojnë.

Ndonëse, nuk është hera e parë që të thirren nxënësit në protesa ose të përfshihen në politikë. Javën e kaluar në Gjimnazin ‘Josip Broz Tito’ në Shkup nxënësit ishin liruar prej orëve mësimore të dalin në protesta të iniciativës ‘Për Maqedoni të bashkuar’. /Telegrafi/

Exit mobile version