Telegrafi

Drejtori i Gjimnazit të Prilepit ndikoi në rritjen e nxënësve protestues kundër shqiptarëve (Video)

Ashtu si ditët e kaluara ashtu edhe sot në mëngjes nxënësit e shkollave të mesme përsëri kanë vendosur ta bojkotojnë mësimin në shenjë të mbështetjes së iniciativës qytetare ‘Për Maqedoni të bashkuar’ dhe protestojnë drejt rrugëve të Prilepit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Drejtori i Gjimnazit të Prilepit u flet nxënësve kundër Deklaratës shqiptare dhe gjuhës shqipe (Video)

Nxënësit e shkollave të mesme nga Prilepi me flamuj të Maqedonisë në dorë, ende në nismën të cilët vendosën t’i thonë ‘JO’ dygjuhësisë dhe debateve të cilët zhvillohen për ndryshimin e himnit, flamurit dhe stemës së Maqedonisë.

Përveç Prilepit, nxënësit e shkollave të mesme këto ditë protestojnë edhe në qytetet tjera të vendit dhe ata nga dita në ditë marrin mbështetje të madhe, kurse numri dje arrit afërsisht mbi 600 nxënës të cilët dolën drejt rrugëve të Prilepit.

Ndonëse, nuk është hera e parë që të thirren nxënësit në protesa ose të përfshihen në politikë. Javën e kaluar në Gjimnazin ‘Josip Broz Tito’ në Shkup nxënësit ishin liruar prej orëve mësimore të dalin në protesta të iniciativës ‘Për Maqedoni të bashkuar’. /Telegrafi/