Drejtori i Gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë, Musa Nikqi ka njoftuar se gjendja në këtë shkollë është sanuar, pasi një pjesë e këtij objekti kishte marrë flakë.
Ai ka thënë se Policia dhe zjarrfikësit kanë ardhur në vendin e ngjarjes, dhe çdo gjë po rrjedhë normalisht.
“Dua t’i informoj nxënësit se procesi mësimor po vazhdon normalisht. Ka ndodhur djegia e dyshemesë dhe nuk ka dëme tjera”, ka thënë Nikqi.
Ndryshe, sot Telegrafi ka raportuar se një pjesë e kësaj shkolle ka marrë flakë, të cilën e ka ilustruar me video. /Telegrafi/