Telegrafi

Drejtori gjen punonjësin në gjumë, ja çfarë i bën (Foto)

Një punonjës mori një goditje të madhe, kur atë e zgjuan nga gjumi teksa ishte në orarin e punës. Ai u zgjua nga vetë themeluesi i kompanisë, Richard Branson.

Anëtari i stafit të “Virgin Group”, i cili ishte në krye të detyrës në atë kohë, u zbulua nga themeluesi duke fjetur në një divan në Sidney.

Në foto shihet Richard Branson dhe punonjësi teksa po bën një sy gjumë.

Pasi ka bërë foton, miliarderi e ka zgjuar punonjësin e tij.

“Fillimisht ai ka menduar se ishte në një ëndërr, pasi u ul përsëri në gjumë. Në fakt ai po bënte një pushim të nevojshëm, nuk ka asgjë të keqe”, ka thënë Branson.

Më herët, miliarderi britanik vendosi që t’u jepte pushime punonjësve të tij sa herë ata dëshironin.