Telegrafi

Drejtori i FBI-së i shqetësuar për një sulm të mundshëm kibernetik nga kinezët

Dje, drejtori i FBI-së, Christopher Wray paralajmëroi se hakerët kinezë planifikojnë “të krijojnë kaos dhe të shkaktojnë dëm të vërtetë në Shtetet e Bashkuara”, raporton CNN.

“Hakerët kinezë po përgatiten të shfrytëzojnë infrastrukturën tonë për të krijuar kaos dhe për të shkaktuar dëm të vërtetë për qytetarët amerikanë”, i tha Wray Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve sa i përket Partisë komuniste kineze që qeverisë me këtë shtet aziatik, transmeton Telegrafi.

Fjalimi i Wray tregoi se sa e shqetësuar është qeveria amerikane për mundësinë e një sulmi nga hakerët. Dje para Komisionit foli edhe kreu i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA).

Wray pretendon se hakerat e financuar nga Kina po synojnë objekte të tilla si impiantet e trajtimit të ujit, infrastrukturën elektrike dhe tubacionet e naftës dhe gazit natyror.

Qeveria kineze ka mohuar më parë akuzat për tentativa hakimi. Zyrtarët amerikanë dhe kinezë janë përpjekur së fundmi të zbusin tensionet mes dy superfuqive.

Në një takim në nëntor, presidenti kinez Xi Jinping i premtoi Bidenit se Kina nuk do të ndërhynte në zgjedhjet amerikane dhe ministri i Jashtëm kinez përsëriti të njëjtën gjë këtë fundjavë.

Kur u pyet për këtë, Wray tha: “Kina ka premtuar shumë këto vite. Do ta besoj kur ta shoh”. /Telegrafi/