Drejtori i FBI-së: ISIS mund t’i urdhërojë refugjatët e diasporës të sulmojnë Perëndimin
FBI-ja ka paralajmëruar se lufta ndaj Shtetit Islamik në Siri, mund të çojë në përhapjen e sulmeve masive terroriste në Perëndim, duke theksuar rrezikun që vjen nga refugjatët dhe “xhihadistët e diasporës”.
“Në një moment të caktuar, do të dali sërish një terrorist nga diaspora që ne nuk e kemi parë kurrë më parë dhe do bëjë një sulm masiv”, kjo ka qenë deklarata e drejtorit të FBI, James Comey në një konferencë në Universitetin Fordham të mërkurën sipas raporteve të “The New York Times”.
“Jo të gjithë vrasësit islam të Shtetit do të vdesin në fushën e betejës”, shtoi Comey duke i përcaktuar ata si një rrezik i madh fizik për vendet ku ata po qëndrojnë, transmeton syri.
Comey parashikoi se koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, përfundimisht do të ketë sukses në mposhtjen ISIS-it në Siri, por se për tu hakmarrë qindra njerëz të rrezikshëm mund të sulmonin kryesisht Evropën Perëndimore.