Drejtori ekzekutiv i kompanisë “Tesla”, Elon Musk, gjatë një interviste që po transmetohej live në YouTube, është parë duke tymosur marihuanë.
Miliarderi 47-vjeç, po diskutonte me aktorin e filmave komik Joe Rogan për tema të ndryshme, kur befasisht pranoi ta ndez marihuanën dhe ta konsumon para kamerës, transmeton Telegrafi.
Cigarja të cilën e tymosi sipas aktorit Rogan ishte një përzierje mes duhanit dhe marihuanës që është legale në Kaliforni, kurse miliarderi Musk ka pranuar se kjo ishte “hera e parë” që tymos një substancë të tillë.
Ky veprim megjithatë i kushtoi shtrenjtë, pasi aksionet gjatë këtij mëngjesi kanë për 3.1 miliardë dollarë, pasi kompania e tij vlerësohet 47.5 miliardë dollarë dhe kështu ka rënë në 44.4 miliardë.
Ky veprim i tij ka fituar vëmendjen e mediave botërore, derisa Musk vazhdon të jetë i suksesshëm në punën që bënë dhe që po konsiderohet si njëri nga inovatorët më të mirë të 10 viteve të fundit. /Telegrafi/