Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha në një intervistë për Telegrafin ka treguar edhe për punën që Dogana e bënë në luftimin e parave të falsifikuara.
Sipas tij, çdo shumë e parave mbi 10 mijë euro është e obligueshme të deklarohet, e po ashtu edhe prejardhja e tyre.
“Në bazë të ligjit në Kosovë për pastrimin e parave çdo qytetar që ka mbi 10 mijë euro duhet t’i deklaroj. Një qytetari nga Afrika e Jugut i janë zënë 2 milionë euro të falsifikuara në muajin mars si dhe mbi dy milionë të tjera ishin të gatshme për tu falsifikuar. Kamuflimi ishte profesional sepse ishin rendit në formë të librave. Ka qenë rasti më i mirë i jonë gjatë këtij viti. Kjo ka parandaluar shumë krime brenda Kosovës sepse shumë njerëz kanë mundur të jenë viktima e këtyre parave të falsifikuar”, ka thënë Berisha.
Sipas tij, është vërejtur edhe një formë tjetër e dërgimit të parave me postë e që janë të falsifikuara.
“Kemi pasur së fundmi edhe një rast mbi një mijë euro para të falsifikuara. Ka raste edhe me postë ku vijnë para të falsifikuara nga perëndimi.”, tregon ai .
Drejtori i Doganës ka treguar se shuma e parave që kanë konfiskuar të padeklaruara ka qenë mbi 200 mijë euro.
Videon lidhur me këto çështje mund ta ndiqni nga minuta e 7-të. /Telegrafi/