Site icon Telegrafi

Drejtori i Doganës mban sot konferencë për medie

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu do të mbajë sot konferencë për medie.

Në këtë konferencë që pritet të mbahet në ora 10:00 do të paraqiten rezultatet e doganës gjatë vitit që lamë pas.

Në konferencë do të jetë edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

“Ju ftojmë që të merrni pjesë në Konferencën për Media të organizuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës z. Agron Llugaliu. Konferenca për Media do të mbahet nesër, më 6 janar 2022, në ora 10:00, në Ndërtesën e Drejtorisë së Doganës. Tema e konferencës: Rezultatet e doganës gjatë vitit 2021. Gjithashtu prezent do të jetë edhe ministri i Ministrisë së Financave Punës dhe Transfereve z. Hekuran Murati”, thuhet në komunikatën e Doganës.

Exit mobile version