AI as a Creative Partner — Bridging Consumer Insights and Brand Management” është emri i punëtorisë që do të mbahet nga Eksperti i Marketingut dhe Specialisti i AI, Dr. Steffen Schmidt në GrowthTank.
Dr. Steffen Schmidt është bashkëthemelues dhe drejtor i ‘Concept m AI’, dhe si një ekspert i neuroekonomisë, ai kombinon njohuritë psikologjike të konsumatorit me AI për një performancë sa më të mirë marketingut.
Dr. Steffen Schmidt ishte pjesë e edicionit të dytë si folës kryesor me temën “Unleash the Marketing Potential with Augmented Mind Mining”. Gjatë edicionit të tretë, ai jo vetëm që foli si folës kryesor, por mbajti edhe një punëtori me temën “Pushing your Marketing Effectiveness with AI to the Next Level.”
Këtë edicion ai do të shqyrtoj mënyrat se si inteligjenca artificiale (AI) mund të transformojë njohuritë e konsumatorëve për një komunikim të efektshëm të markës. Pjesëmarrësit do të mësojnë si të përdorin kreativitetin e drejtuar nga AI për të përmirësuar menaxhimin e markës, për të kuptuar sjelljen e konsumatorit dhe për të krijuar pikat kontakti që ndikojnë në perceptimin e markës.
Kjo punëtori do të mbahet më 9 Nëntor në hapësirat e Tech Park.