Drejtori i Manchester Cityt, Txiki Begiristain, pranon se Real Madridi mund të bëhet i pandalshëm.
Reali përballet me Cityn në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve dhe drejtori i Cityt thotë se shorti për ta ishte i vështirë.
“Në Bernabeu, Reali është i pandalshëm. Eshtë ndeshje e madhe”.
“Reali është në gjendje të shkaktojë probleme të ndryshme. Vështirësia është këtu, është në historinë e tij”.
“Ata janë në gjendje që të rikthejnë gjërat kur janë ngushtë, por nëse ne jemi të fortë dhe jemi të gjallë në sulm, ne mund t’i eliminojmë”, u shpreh Begiristain. /Telegrafi/