Site icon Telegrafi

Drejtori i CIA-së: Rusia do të synojë ndërhyrjen në zgjedhjet afatmesme amerikane

UNITED STATES - JUNE 28: Rep. Mike Pompeo, R-Kan., speaks during a news conference in the Capitol Visitor Center, June 28, 2016, to announce the Select Committee on Benghazi report on the 2012 attacks in Libya that killed four Americans. (Photo By Tom Williams/CQ Roll Call)

Drejtori i CIA-së, Mike Pompeo ka thënë se Rusia do të ketë cak zgjedhjet afatmesme amerikane në nëntor, si pjesë të përpjekjeve të Kremlinit për të ndikuar politikën e brendshme të Perëndimit.

“Nuk kam parë ndonjë ulje të dukshme në aktivitetin e tyre”, ka thënë Pompeo në një intervistë për BBC.

I pyetur nëse Rusia do të tentonte për të ndikuar në këto zgjedhje, shefi i CIA-së ka thënë, “natyrisht, kam shumë pritshmëri se ata do të vazhdojnë ta bëjnë atë”.

“Mirëpo jam i bindur se Amerika do të jetë e gatshme të mbajë zgjedhje të lira dhe të drejta, të cilat nuk do të jenë të ndikuara nga këto tentime”, ka shtuar ai.

Agjencitë e inteligjencës amerikane kanë thënë në janar të vitit të kaluar, se presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar krijimin e një fushate të propagandës me qëllim të ndikimit në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar në SHBA.

Më këtë rast fushata ka pasur cak denigrimin e kandidates demokrate, Hillary Clinton dhe rritjen e mundësisë së fitores për presidentin aktual, Donald Trump.

Departamenti amerikan i Drejtësisë, këshilltari special, Robert Mueller dhe tri panele kongresionale janë duke hetuar ndërhyrjen e supozuar dhe atë nëse ka pasur ndonjë bashkëpunim në mes të fushatës së Trumpit dhe Rusisë.

Trump ka kundështuar ndonjë bashkëpunim me Putin, ndërsa ky i fundit ka hedhur poshtë akuzat për ndërhyrje, pavarësisht deklaratave të zyrtarëve amerikanë për të dhëna të mjaftueshme.

Pompeo po ashtu i ka thënë BBC-së, se përpjekjet kineze për të ndikuar në Perëndim kanë qenë po aq shqetësuar sa çështje ruse. /REL

Exit mobile version