Senati ka konfirmuar William Burnsin si drejtor të CIA-s nën administratën e presidentit amerikan, Joe Biden, duke aprovuar emërimin pa asnjë kundërshtim.
Me konfirmimin e tij, Biden tani ka ekipin e plotë të zyrtarëve të lartë të sigurisë kombëtare në vend, raporton cnn.
Biden e kishte nominuar në muajin janar si drejtor të CIA-s, Burnsin, i cili më parë ishte zëvendëssekretar i shtetit në administratën e presidentit, Barack Obamës dhe mbajti poste në shërbimeve të huaja për më shumë se tre dekada.
Ai do të bëhet udhëheqësi i parë në historinë e CIA-s, i cili ka përvojë edhe në Departamentin e Shtetit Amerikan.
Nën administratën e ish-presidentit, Donald Trump, drejtori i CIA ishte një pozicion i nivelit të kabinetit, por nuk është në të rejën. Drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Avril Haines, i cili drejton komunitetin e inteligjencës amerikane, është anëtar i kabinetit të Bidenit.
Ndryshe, Burns ka vizituar Kosovën para tetë vjetëve duke u takuar me zyrtarët tonë shtetëror. /Telegrafi/