Site icon Telegrafi

Drejtori i burgut të Vlorës dënohet me gjashtë muaj burg

Pak ditë pas emërimit si drejtues i burgut të Vlorë drejtori Egon Velaj është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me disa burg. Në një seancë gjyqësore të zhvilluar ditën e sotme, Velaj ka marrë dënimin me 6 muaj burg.

Trupi gjykues me prokuror Anton Pali, gjyqtare Atalanta Zeqiraj, kanë dënuar Velaj me akuzën e shpërdorimit të detyrës gjatë kohës kur Velaj ka ushtruar detyrën e drejtorit të Aluiznit.

Velaj ka përfituar nga ligji 59 i Kodit Penal, burg me kusht. Aktualisht Velaj drejton paraburgimin e Vlorës, emërim ky nga vet ministrja Gjonaj./abcnews.al

Exit mobile version