Telegrafi

Drejtori i burgjeve të Kosovës, Nehat Thaçi anëtarësohet në Shoqatën e Burgjeve të Teksasit

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi është anëtarësuar në Shoqatën e Burgjeve të Teksasit.

Në komunikatën e bërë nga Shërbimi Korrektues i Kosovës thuhet se, drejtori i burgjeve, Nehat Thaçi, përmes një letre të dërguar nga Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Burgjeve të Teksasit,  Sharese Hurst, është njoftuar se është pranuar në Shoqatën e Burgjeve të Teksasit.

Tutje në njoftim thuhet se përmes kësaj letrës së dërguar nga Hurst, Thaçi është ftuar për të filluar bashkëpunimin dhe për të shkëmbyer përvojat në aspektin profesional. Bashkë me letrën, Nehat Thaçit, i është dorëzuar kartela e anëtarësimit dhe raporti tre mujor i punës së shoqatës./Telegrafi/

dav