Site icon Telegrafi

Drejtori i Bayern Munichut, Kahn flet për transferimin e mundshëm të Ronaldos

Drejtori i përgjithshëm i Bayern Munichut, Oliver Kahn ia ka mbyllur dyert një transferimi të mundshëm të Cristiano Ronaldos nga Manchester Unitedi.

Ronaldo ka kërkuar të largohet këtë verë nga Old Trafford nëse një ofertë e pranueshme vjen për të.

Ylli portugez është lidhur me shumë klube të njohura evropiane, ndër to edhe gjigantin gjerman, Bayern Munich.

Lexo po ashtu Bayerni del sërish me njoftim rreth transferimit të mundëshëm të Ronaldos në “Allianz Arena”

Megjithatë, pas mohimit të transferimit të tij nga drejtori sportive, Hasan Salihamdzic, tani ka ardhur edhe një ‘jo’ nga drejtori i përgjithshëm, Kahn.

“Unë e dua Cristiano Ronaldon, lojtar fantastik, por çdo klub ka një filozofi dhe nuk jam i sigurt nëse do të ishte sinjali i duhur për Bayernin dhe Bundesligën nëse do ta nënshkruanim tani”.

Lexo po ashtu Oliver Kahn shpjegon pse e shitën Robert Lewandowskin dhe si e kanë gjetur tashmë zëvendësuesin e tij

“Një lëvizje e tillë nuk përputhet domosdoshmërisht me idetë tona”, ka thënë drejtori i Bavarezëve.

Ndryshe, Bayerni së fundmi ka pranuar ofertën e Barcelonës për Robert Lewandowskin, por nuk dihet nëse do kërkojnë domosdoshmërisht një tjetër qendërsulmues pas transferimit të Sadio Mane nga Liverpooli. /Telegrafi/

Exit mobile version