Site icon Telegrafi

Drejtori i Barçës nuk përjashton blerje të reja te katalunasit gjatë janarit

Foto: fcbarcelona.cat

Jemi katër ditë nga larg mbylljes së tregut të transferimeve dhe Barcelona në këtë afat kalimtar ka bërë disa lëvizje.

Por, drejtori i Barçës, Guillermo Amor, nuk ka përjashtuar mundësinë e ndonjë blerje, apo largimi.

“Jemi të hapur në treg, nuk mund të thuash kurrë se është i mbyllur”, ka thënë Amor për BeIn Sports.

Kevin-Prince Boateng gjatë prezantimit (Photo by David Ramos/Getty Images)

Ditë më parë klubi katalunas huazoi Kevin-Prince Boateng nga Sassuolo, por edhe bleu Frenkie De Jong nga Ajaxi për 86 milionë euro, por holandezi do t’i bashkohet skuadrës spanjolle.

Munir El Haddidi është larguar te Sevilla për një milionë euro, ndërsa priten edhe largimet e Denis Saurez dhe Malcom.

Lexo po ashtu Onana e zbulon bisedën me De Ligt: Ai dëshiron t’i bashkohet De Jongut te Barcelona

Aktualisht Barcelona është në vendin e parë në La Liga me një diferencë pikësh pesë nga Atletico dhe dhjetë se Real Madridi.

Ndeshja e radhës e Barçës është në Camp Nou kundër Valencias. /Telegrafi/

Exit mobile version