Drejtori i Barcelonës, Mateu Alemany, ka ateruar në Mançester në përpjekje për të nënshkruar me lojtarin e Man City, Raheem Sterling, por në opsion mbetet edhe Edinson Cavani.
Cadena SER shkruan se drejtuesi “blaugrana” ka udhëtuar për të testuar ‘Citizens’, por duket se klubi anglez nuk është plotësisht i bindur për largimin e sulmuesit, nëse nuk gjejnë një zëvendësues.
Barcelona po studion gjithashtu situatën e Edinson Cavanit, sulmuesit të Man United, i cili ka kuptuar se nënshkrimi i Cristiano Ronaldos me “Djajve të Kuq” ia ka zvogëluar rëndësinë në skuadër.
🚨 Viaje de Mateu Alemany a Manchester por Sterling
🔵🔴 ✈️ El Director de Fútbol del Barça ha viajado para visitar las oficinas del City con el extremo inglés en el punto de mirahttps://t.co/icXxKw6pjD
— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) November 26, 2021
Xavi Hernandez, i pyetur në konferencën për shtyp për udhëtimin e Alemanyt drejt Anglisë, bëri humor, duke thënë se kishte shkuar për të blerë legjendën e Man United, Eric Cantona.
“Cilin lojtar do të sjellë Alamany nga Mançesteri? Nuk e di… ndoshta Eric Cantona! Nuk e di, vërtet, do të shohim. Mateu ishte shumë i qartë në konferencën e fundit për shtyp që patëm”.
⚡️ 𝙇𝙄𝙑𝙀 𝙋𝙍𝙀𝙎𝙎 𝘾𝙊𝙉𝙁𝙀𝙍𝙀𝙉𝘾𝙀 ⚡️
Manager Xavi Hernández speaks to the media ahead of Saturday’s #VillarrealBarça𝗪𝗔𝗧𝗖𝗛 𝗡𝗢𝗪 𝗢𝗡 𝗕𝗔𝗥𝗖̧𝗔 𝗧𝗩+
🖥 https://t.co/v28AM27Zzq pic.twitter.com/XKPFnAHKD4— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 26, 2021
“Do të shohim lëvizjet që mund të bëjmë. Nesër kemi një ndeshje dhe duhet të marrim tri pikët, që janë shumë të rëndësishme për të menduar për të tjera gjëra”, ka thënë Xavi.
Mediat spanjolle shkruajnë se edhe Herran Torres dhe Bernardo Silva pëlqen nga Barcelona, por të pa mundur për tu blerë tani. /Telegrafi/