Site icon Telegrafi

Drejtori i Bankës Botërore: Kosova duhet të zhvillohet më shumë, të hapen vende të reja pune

Marco Mantovanelli drejtor i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni, tha se në këto 20 vitet e fundit Kosova është mbështetur shumë nga BB-ja.

Për mungesën e bankave të mëdha që sot janë nëpër Evropë e botë, Mantovanelli vlerësoi e Kosova është vend i vogël, por sistemi këtu është stabil.

“Kosova ka sistem të mirë bankar, kreditë e këqija janë të vogla, dhe sistemi është sistem likuid”, tha Mantovanelli për RTK.

Sipas tij Kosova duhet të ofrojë qasje më të lehta në financim të projekteve. Për normat e kamatave në Kosovë e që shkojnë ende në përqindje të lart, Mantovanelli tha se ato janë në rënie. Ai tha se Kosova dhe Maqedonia Veriore bazohen në banka.

“Nuk ka dallime tepër të mëdha në këto dy vendet. Ballkani perëndimor ka tipare të përbashkëta dhe nuk ka dallime aq të mëdha”, tha ai.

Mantovanelli deklaroi se tani Kosova është në fazën e ndryshimit të qeverisë, po sfidat janë të njëjta.

“Ekonomia vazhdohet në konsum dhe në sektorin privat, Kosova duhet të zhvillohet më shumë dhe të hapen edhe vendet e reja të punës”, pohoi Mantovanelli.

I pari i Bankës Botërore, për dy vendet ballkanike vlerësoi se migrimi nuk është gjë e keqe, diaspora i ka sjellë të mirë Kosovës.

Ai ka folur edhe për punësimin e grave në Kosovë.

“Ky është një grup i resurseve që nuk po shfrytëzohet, gratë dhe të rinjtë duhet të aktivizohen”, tha ai.

Për investimet ai tha se ato duhet të vijnë si nga brenda ashtu edhe nga jashtë Kosovës. Ai tha se Kosova është në udhëkryq ku lidhen Evropa dhe Turqia. /Telegrafi/

Exit mobile version